Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë javës mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe me diell.
Do të mbajë mot i ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Kjo gjendje jo stabile e motit do të mbretëroj vetëm në gjysmën e parë të javës, kurse në pjesën e dytë të javës pritet stabilizim i motit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHK-së.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.