Kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të territorit duke përjashtuar ultësirën perëndimore ku gjatë paradites do të ketë edhe vranësira të përkohshme.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 8°C në 25°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor ku për pasojë, në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.