Mot i butë pritet të mbajë sot, me erë, vransira dhe intervale me diell.
Pasdite me reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë, njofton Prishtina Ëeather, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë javës në vijim, temperaturat e ajrit, do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 5C, e maksimalet nga 9C deri në 12C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e ulët, nën vlera normale, e në pjesën e dytë të javë të shënojë rritje rreth këtyre vlerave. /Gazeta Shneta/