Të martën, vende-vende priten edhe mundësi për riga lokale shiu, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në pjesën e dytë të javës do të mbajë mot i mirë, me vranësira të pjesshme, pa të reshura.
Temperaturat e ajrit do të zbresin nën vlera mesatare për këtë periudhë, me minimale që do të sillen nga 7C deri në 10C, e maksimalet do të zbresin në 22C, në fillim të javës, e nga mesi i javës do të rriten rreth vlerave normale dhe do të sillen nga 25C deri në 27C.
Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në fillim do të rritet mbi vlera normale, e më pas do të zbres rreth këtyre vlerave.