Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., edukatore dhe kuzhiniere në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pas dyshohet se kanë keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.
Sipas Prokurorisë, të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, shkruan Gazeta Shneta.
Në bazë të rezultateve pas përfunduimit të ekzaminimeve të nevojshme mjeko-ligjore dhe sipas dispozitave të KPPRK-së dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdor detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Njoftimi i plotë :



