Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas IVF-së, Klinika e Gjinekologjisë së shpejti edhe me një shërbim të ri

Lajme 14/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jo vetëm IVF-ja, Klinika e Gjinekologjisë së shpejti vjen dhe me një shërbim të ri. Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, bëri të ditur se klinika që ai drejton po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve për pacientet, duke sjellë risi të rëndësishme në fushën e shëndetit riprodhues.

Ai theksoi se, përveç shërbimit të fekondimit të asistuar (IVF), së fundmi janë futur edhe shërbimet e mjekësisë fetale, të cilat tashmë po funksionojnë me sukses dhe po priten mirë nga pacientet. Ndërkohë, shumë shpejt pritet të fillojë edhe ofrimi i amniocentezës, një shërbim i ri për klinikën, i cili deri tani nuk është realizuar në këtë institucion publik.

Sipas Ndrejajt, aparatura për këtë procedurë tashmë është e gatshme, ndërsa aktualisht pritet furnizimi me preparatet dhe mediumet e nevojshme për të nisur zbatimin e saj në praktikë. Ai shtoi se pacientet janë të kënaqura me shërbimet aktuale, por mbetet ende punë për të përmirësuar dhe më tej cilësinë dhe kapacitetet.

Ndrejaj më tej theksoi se futja e amniocentezës përbën një hap të rëndësishëm përpara, duke qenë një shërbim krejtësisht i ri për klinikën e gjinekologjisë në sektorin publik.

Ndrejaj ka folur dhe për ndërtimin e klinikës s re të gjinekologjisë, projekt ky që pritet të nisë së shpejti dhe të përfundojë brenda tre viteve të ardhshme. Kjo sipas tij do të mundësojë kushte më të mira dhe shërbime më cilësore për të gjitha pacientet./Indeksonline/

Artikulli paraprak51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend
Artikulli i rradhës Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë si shfaqet ekzema

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.