Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas lirimit nga masa e arrestit, Spitali i Gjilanit i rikthen në punë dy mjekët që u arrestuan për korrupsion

Lajme 30/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërpritet masa e suspendimit për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgut Luan Mustafa dhe anesteziologut Halil Basha, të arrestuar nën dyshimin për marrje ryfsheti.

Kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha janë liruar me procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Shneta.

Në një prononcim për Gazetën Shneta, drejtori i spitalit dr. Arsim Emini ka treguar se është ndërprerë masa e pezullimit nga puna dhe se të njëjtit mund të kthehen në vendin e punës . Kjo ndërpreje e masës së pezullimit vjen nga vendimi i marrë nga Gjykata, e cila i ka liruar me procedurë të rregulltë.

Dje e kemi marrë vendimin nga Gjykata e cila i ka liruar me procedurë të rregulltë dhe ata nuk kanë asnjë masë të pezullimit në objektin e spitalit. Në bazë të këtij vendimi edhe ne si spital e kemi ndërprerë masën e pezullimit,- tha ai.

Kujtojmë se mjekët ishin arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje. Sipas policisë, anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

Ndërsa kirurgu dyshohet se kishte marrë, lidhur me ndërhyrjen 330 euro, ndërsa, sipas policisë, kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Të njëjtit fillimisht u ndaluan për 48 orë, më pas atyre iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakArmond Daci publikon në revistën prestigjioze ‘Microcirculation’, botuar nga Wiley Online Library dhe e indeksuar në Web of Science dhe Scopus
Artikulli i rradhës Ndryshimet klimatike do të rrisin rastet e gurëve në veshka

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.