Pas plagosjes së infermierit në Urologji, Sindikata organizon protestë kundër dhunës

2020-09-28 në ora 17:12

Pas plagosjes së infermierit F.B. nga një pacient në Klinikën e Urologjisë në QKUK, Sindikata e Infermierëve ka organizuar një protestë kundër dhunës verbale e fizike ndaj mantelbardhëve.

Protesta siç ka njoftuar Sindikata, do të mbahet më datën 2 tetor duke filluar nga ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni njoftimin e plotë:

Pas takimit me Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin organizativ për protesta në kuadër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, duke e vërejtur fenomenin në rritje të abuzimeve verbale dhe sulmeve fizike, respektivisht sulmin e fundit nda infermierit në vendin e punës, si pasojë e të cilit u rrezikua edhe jeta e tj,

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, fton të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese, që me datë 02/10/2020 duke fillu nga ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, në PROTESTË me moton:

“Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”

Sindikata e Infermierëve të Kosovës u bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e bëjnë të pamundur punën e punëtorëve shëndetësor dhe cenojnë jetën e tyre.

Kërkojmë nga institucionet e lartëpermendura që të sigurojnë ambient të sigurtë për punë për punëtorë shëndetësor dhe të shtohen masat e sigurisë në klinika pa prioritizime.