Ajnishahe Halimi ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur familja e të ndjerës. Ata kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 17:00 në fshatin Gurelez (Kozhicë).
E ndjera kishte folur vet për sëmundjen për të cilën kishte thënë se nuk do të dorëzohet. “Ka nje kohe qe gjendja ime shendetesore eshte jo stabile, ky eshte fakti qe nuk kam qene prane jush! Pavaresisht kesaj gjendje une nuk dorezohem as me vullnet as me guxim… Por do t’ju mungoj edhe nje kohe se tash mora forcen dhe besimi tek vetja qe te filloj nje trajtim tjeter. Ju uroj gjithe te mirat”, kishte shkruar ajo. /Gazeta Shneta/