Ka dhënë dorëheqje drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës Besnik Ibraj. Dorëheqja e tij vjen vetëm pak ditë pasi u shkarkua drejtori i administratës në këtë spital Selman Kelmendi.
Dorëheqja e Ibrajt është konfirmuar nga Spitali i Pejës në Facebook, ku është thënë se Ibraj do të vazhdojë në pozitën e shefit të Emergjencës, shkruan Gazeta Shneta.
“Dr.Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë!
Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional.
Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë.
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Fazli Shala ka falënderuar Dr.Besnik Ibraj për kontributin e dhënë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish Drejtorin Mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën në Institucionin tonë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/