Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas vendimit të Apelit, Ministria shfuqizon titujt akademik të nëntë mjekëve

Lajme 28/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim për anulimin e specializimit të nëntë mjekëve pas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ku shfuqizohet vendimi i ish-ministrit Ferid Agani për baras-vlerësimin e përvojës së punës.

Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim të Profesionistëve Shëndetësor ka shfuqizuar titujt akademik të nëntë mjekëve, të cilët përfshihen në vendimin 145/12 të ish-ministrit Ferid Agani.

Shfuqizimi i titujve të këtyre mjekëve, vjen pas anulimit të vendimit të Aganit nga Gjykata e Apelit.

Kreu i Bordit, Hysni Bajrami, thotë se vendimi 145/12 përfshin vetëm nëntë mjekë të cilëve iu është baras-vlerësuar përvoja e punës.

“Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit ka atakuar vetëm nëntë vendime për baras-vlerësim, të cilët përfshihen në vendimin e ish-ministrit Agani”, deklaron Bajrami.

Ai thotë se ekziston edhe një vendim i mëhershëm, i cili nuk atakohet në aktgjykimin e Apelit dhe i cili përfshin 50 mjekë të tjerë.

Bajrami deklaron se pas shfuqizimit të titujve akademik të këtyre nëntë mjekëve, tani janë në proces të gjetjes së një zgjidhje për ta.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në vitin 2012 kishte nxjerrë një vendim për baras-vlerësimin e përvojës profesionale më shumë se 5 vjeçare me titull akademik Doktor Shkence dhe me shumë se 7 vjet përvojë me titull akademik Magjistër i Shkencave.

Ndaj këtij vendimi ishin ankuar një grup mjekësh të cilët edhe kishin ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Skender Telaku, Gani Bajraktari, Daut Gorani, Agim Krasniqi, Nehat Rexhepi dhe Nebi Musliu, konsideronin se vendimi ishte tendencioz dhe kishte për qëllim favorizimin e disa personave për të marr pozita udhëheqëse në klinikat e QKUK-së.

Poashtu, sipas arsyetimit të tyre në padi, theksohet se ministri nuk mund t’iu jepte titull profesional një profesionisti i cili nuk ka kryer stazh specialistik, nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë dhe nuk i është nënshtruar provimit specialistik.

“Anulohet vendimi i të paditurës Ministria e Shëndetësisë, Zyra e Ministrit, Nr. 145/12 i datës 18.09.2012 dhe çështja i kthehet të paditurës në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Gjykata ka arsyetuar anulimin e këtij vendimi pasi janë gjetur shkelje të Ligjit për Konflikte Administrative dhe e ka konsideruar si të kundërligjshëm.

Ministria e Shëndetësisë kishte apeluar vendimin, por Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën.

“Qëndrimin juridik të gjykatës së shkallës së parë si të rregullt dhe të bazuar në ligj në tërësi e aprovon edhe kjo gjykatë”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Apelit i shpallur më datën 18 korrik të këtij viti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShenja e prerjes cezariane: Rreziku për të cilin pak gra janë paralajmëruar
Artikulli i rradhës Kjo është arsya pse qethja e flokëve tek fëmijët është një gabim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.