Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasuria e drejtorëve të administratës në Qendrën Klinike Universitare

Lajme 09/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata e Qendrës Klinike Universitare përbëhet nga disa sektorë të cilët udhëhiqen nga drejtorë, e të cilët e kanë obligim deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion.

Selami Krsaniqi, shef i Prokurimit në SHSKUK, ka deklaruar një shtëpi, mal dhe tokë në vlerë 260 mijë euro. Ai vozitë veturë në vlerë 5 mijë euro, ndërsa ka rreth 16 mijë euro para të gatshme në bankë, shkruan Gazeta Shneta.

Krasniqi ka deklaruar kredi në vlerë 9700 euro, ndërsa paga e tij vjetore në SHSKUK është 9739 euro. Ai ka deklaruar poashtu 615 euro stimulim nga Qeveria dhe tërheqjen e trustit në vlerë 1385 euro. Krasniqi në fund të deklarimit ka shkruar se shpesh herë pranon të ardhura edhe nga vëllezërit dhe motrat të cilët jetojnë në Evropë.

Fehmi Havolli, menaxher i prokurimit në QKUK, ka deklaruar shtëpi në vlerë 500 mijë euro në pronësi të përbashkët. Havolli ka deklaruar dy vetura në pronësi në vlerë 9 mijë euro, ndërsa ka 2 mijë euro para të gatshme në bankë. Paga vjetore e tij në QKUK është 9628 euro.

Sherif Bytyqi, shef i njësisë për buxhet dhe financa në QKUK, përveç kësaj pozite punon edhe në pesë biznese private. Në QKUK paguhet me 11,790 euro, ndërsa në bizneset tjera ka deklaruar paga nga 500 deri në 8,400 euro.

Bytyqi ka deklaruar një shtëpi dhe një banesë në vlerë 55 mijë euro, dhe veturë në vlerë 17 mijë euro. Ai ka mbi 25 mijë euro para të gatshme në bankë, dhe një kredi në vlerë 10 mijë euro.

Enver Gashi, drejtor për Financa në SHSKUK, ka deklaruar një shtëpi, një banesë, tokë dhe mal të gjitha në vlerë 330 mijë euro. Banesën e ka deklaruar në emër të tij, pronat tjera në emrin e babait.

Gashi vozitë veturë në vlerë 10 mijë euro. Ai nuk ka deklaruar para të gatshme në bankë, ndërsa ka një kredi në vlerë 65 mijë euro. Gashi merr pagë vjetore në SHSKUK në vlerë 11,400 euro. Ai poashtu paguhet me 4800 euro si anëtar i Bordit të SHSKUK-së, ndërsa ka deklaruar edhe një pagë në vlerë 300 euro si kontabilist.

Musa Vitija, drejtor i njësisë së Auditimit të Brendshëm në SHSKUK, ka deklaruar një shtëpi dhe tokë në vlerë mbi 160 mijë euro. Vitija ka një veturë në vlerë 8 mijë euro, ndërsa mban në bankë 1370 euro para të gatshme. Ai ka deklaruar një kredi në vlerë 5 mijë euro, ndërsa paga e tij vjetore në SHSKUK arrin në mbi 13 mijë euro.

Artikulli paraprakTetë raste të reja pozitive me Covid-19, asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës HomeLab Plus në krye me Pajtim Ademin thellojnë bashkëpunimin me “Next Genetic Center” në Stamboll

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.