Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasuria e dy shefave të MSh-së, ministrit Vitia dhe Sekretarit Bardiqi

Lajme 22/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri Arben Vitia dhe Sekretari Naim Bardiqi e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Vitia ka raportuar tri pasuri të paluajtshme, një shtëpi 250 m2 të trashëguar nga prindi në emër të tij, oborr 15 ari të përbashkët dhe një banesë 88m2 në emër të bashkëshortes. Ndërkaq pasuri të luajtshme Vitia ka paraqitur një veturë Mazda në vlerë 11 mijë euro në emër të tij dhe një veturë Suzuki 12 mijë euro në emër të bashkëshortes, shkruan Gazeta Shneta.

Para të gatshme Vitia ka raportuar mbi 4500 Euro në llogari të tij dhe mbi 3800 Euro në llogari të bashkëshortes. Ministri ka raportuar një huadhënje në vlerë 15 mijë Euro, ndërsa në emër të bashkëshortes një kredi për banesë në vlerë 86 mijë euro dhe një huamarrje 9000 Euro.

Vitia ka deklaruar se merr pagë vjetore vetëm në pozitën e ministrit në vlerë mbi 17 mijë Euro. Ndërsa bashkëshortja e tij punon si mjeke në “Olive Medical” ku merr pagë vjetore mbi 29 mijë euro, si dhe një qera të banesës në vlerë 4700 Euro.

Në anën tjetër Sekretari Naim Bardiqi ka deklaruar poashtu një shtëpi 276 m2 në emër të tij, një banesë në emër të bashkëshortes dhe një arë në emër të prindit. Bardiqi ka prezantuar veturë Volksëagen në vlerë 20 mijë euro në emër të fëmijëve dhe një Mercedes në vlerë 23 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Bardiqi ka deklaruar mbi 3 mijë euro para të gatshme në llogarinë e tij bankare, mbi 700 euro në llogari të bashkëshortes dhe 800 euro në llogari të fëmijëve.

Sekretari ka prezantuar poashtu dy kredi në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve. Dy kreditë kanë vlerë nga 10 mijë euro.

Bardiqi ka deklaruar pagën në pozitën e Sekretarit mbi 14 mijë euro në vit, pagë nga puna me kontratë nga Agjencia për Shërbimin e Navigacionit Ajror në vlerë 870 Euro dhe pensionin nga TMK në vlerë 2760 Euro. Ai ka deklaruar se nuk paguhet si kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkak të konfliktit të mundëshm të interesit.

Në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror punon edhe bashkëshortja e tij ku merr pagë vjetore mbi 11 mijë euro. Bashkëshortja e tij poashtu merr pagesë në vlerë 2760 Euro në cilësinë e invalidit të luftës, si dhe qira nga banesa në vlerë 2000 Euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë vërtetat rreth shtatzënisë dhe ovulacionit
Artikulli i rradhës Çfarë dini për fruthin dhe vaksinimin?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.