Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Azizi ka deklaruar se ka katër pasuri të paluajtshme, një banesë 105 m2 me vlerë 127 mijë euro, një pjesë të shtëpisë familjare 69 m2 të trashëguar nga prindërit, një tjetër banesë 69 m2 dhe 10 ari truall.
Para të gatshme, Azizi ka raportuar se ka mbi 5500 euro. Azizi ka deklaruar se merr pagë mbi 1300 euro nga pozita si drejtor në SHSKUK. Teksa, bashkëshortja e tij merr pagë vjetore në QKUK mbi 12 mijë euro, mbi 3 mijë të tjera si e punësuar në Fakultetin e Mjekësisë, 9 mijë nga “Pinea Medical Center” si konsulente dhe mbi 1200 të tjera si nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për “edukim të vazhdueshëm profesional”.
Azizi ka deklaruar edhe një kredi në formë të ‘lizingut’ për blerjen e banesës në vlerë mbi 50 mijë Euro.
Ndërkohë, deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe drejtori shëndetësor i SHSKUK-së Ardian Shefkiu. Ai ka deklaruar se ka shtatë pasuri të paluajtshme, dy banesa njëra 89 m2 me vlerë 100 mijë euro, ndërsa tjetra me sipërfaqe 147 m2 me vlerë 175 mijë euro, tokë 3000 m2, një garazh për veturë 14 m2, një shtëpi 300 m2 në pronësi të prindërve dhe dy banesa me sipërfaqe 50 m2 secila që janë në pronësi të bashkëshortes së tij.
Shefkiu ka deklaruar se pasuri të luajtshme ka një veturë “Suzuki Vitara” me vlerë 15 mijë euro.
Para të gatshme, Shefkiu ka deklaruar mbi afro 20 mijë euro të kursyera nga paga e rregullt në QKUK, mbi 14 mijë euro të kursyera nga pagat në institucione private dhe meditje nga puna shtesë në komisione dhe borde, mbi 6 mijë euro në llogari të bashkëshortes, 6 mijë të tjera kursime në emër të fëmijëve dhe mbi 10 mijë euro kursime të përbashkëta familjare.
Shefkiu ka deklaruar të ardhura vjetore nga pesë institucione, QKUK mbi 21 mijë, Spitali Amerikan mbi 2300, Spitali Olive mbi 16 mijë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies 1 mijë euro, si dhe Ministria e Shëndetësisë 1100 Euro.
Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, i cili ka raportuar se ka katër pasuri të paluajtshme, një shtëpi 117 m2, tokë 7 ari, 3 hektar truall të përbashkët dhe arë 20 ari gjithashtu në pronësi të përbashkët.
Pasuri të luajtshme, Hajdari ka deklaruar se ka një veturë të tipit “Volkswagen” me vlerë 15 mijë euro.
Hajdari ka deklaruar para të gatshme mbi 19 mijë euro në llogari të tij, si dhe mbi 25 mijë euro në llogari të bashkëshortes. Ai poashtu ka deklaruar edhe një kredi në vlerë mbi 42 mijë euro për renovimin e shtëpisë.
Të ardhura vjetore, ai ka deklaruar se ka marr pagë 840 euro për punën në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, 1348 euro pagë në QKUK. Ndërsa bashkëshortja e tij e cila gjithashtu punon në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren merr pagë 1800 euro.
Hajdari poashtu ka theksuar se gjatë vitit merr edhe 5000 deri në 8000 mijë euro remitenca nga vëllezërit e tij në diasporë. /Gazeta Shneta/