Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pediatrit suedez këshillojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të shikojnë ekranin

Jetë 08/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas Shoqatës Suedeze të Pediatrisë, fëmijët e vegjël nën dy vjeç nuk duhet të lejohen të përdorin telefona inteligjentë, tabletë ose të shikojnë TV .

Gjithashtu, ekspertët suedezë theksojnë se një orë në ditë është e mjaftueshme që fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç të jenë para ekranit.

Pavarësisht se ndikimi negativ i ekraneve dhe dritës blu në zhvillimin e fëmijëve dihet prej kohësh, prindërit shumë shpesh nuk i ndjekin këshillat.

Në udhëzimet e reja, ekspertët suedezë shpjegojnë se kufizimi i ekspozimit ndaj ekraneve është po aq i rëndësishëm sa t’u mësosh fëmijëve zakone të shëndetshme të të ushqyerit ose sigurinë në trafik.

Autoritetet në Danimarkë njoftuan gjithashtu rregulla që fëmijët nën moshën dy vjeç duhet të lejohen të përdorin pajisje vetëm në “raste shumë të veçanta”, siç janë ato me vështirësi në të mësuar.

“Edhe pse ekranet dixhitale mund të jenë një burim informacioni të dobishëm, argëtimi dhe të ofrojnë mundësinë e kontaktit me njerëz të tjerë, truri i të rinjve nuk është ende mjaft i pjekur për të marrë këto gjëra të dobishme”, theksojnë pediatër suedeze.

Fëmijët që përdorin shpesh telefonat inteligjentë, tabletët ose ekranet e kompjuterit janë nervoz, kanë përqendrim më të dobët dhe i mbajnë mend informacionet dy herë më shpejt se fëmijët që nuk i përdorin këto pajisje.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve janë më të prirur ndaj problemeve të sjelljes dhe madje edhe depresionit në fëmijëri.

Artikulli paraprakÇiftet përveç mbiemrit shpesh ndajnë dhe një faktor tjetër të përbashkët mjekësor
Artikulli i rradhës Ilaçi për artritin reumatoid është premtues dhe si trajtim për diabetin e tipit 1

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.