Në qendrën kryesore familjare në Viti në një ceremoni të veçantë, janë përcjellur në pension dy motra medicinale.
Ajshe Dushku dhe Kimete Zeqiri kanë përmbyllur karrierën e tyre mbi 40-vjeçare në fushën e shëndetësisë. Me rastin e pensionimit u tha se shkuarja e tyre në pension do të le një zbrastësirë profesionale në shëndetësinë vitiase.
Ato janë vlerësuar lartë për punën e tyre të pa të metë në institucionet shëndetësore, në shërbim të pacientëve deri sa ushtronin këtë profesion human.
“Nuk është lehtë të flas sot, duke ditur anën time emocionale normalisht, pasi që kam punuar 40 vite. Jam motra e parë medicinale në komunën e Vitisë.”, tha Kimete Zeqiri për Televizion Plus.
Ajo njëkohësisht çmon kohën e shpenzuar me pacientët, duke theksuar se kishte kaluar një kohë të mirë me ta.
Ndërsa Ajshe Dushku-t nuk i është shuar ende dëshira për t’i ndihmuar pacientëve, ajo po thotë se është duke u pajtuar me moshën.
Personeli mjekësor u dhuroj atyre lavdata dhe mirënjohje, duke thënë se ato do të mbeten një shembull mjekësor për përvojën shumëvjeçare në shëndetësi.




