Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për 9 muaj u dhanë mbi gjysmë milion shërbime në QKUK, sfidë mbeten referimet nga spitalet rajonale

Lajme 30/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për nëntë muaj, mbi 500 mijë shërbime shëndetësore janë dhënë nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa sfidë mbeten referimet e pacientëve nga spitalet e rajonale, ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari.

Ai ka thënë QKUK-ja është e stërngarkuar, pasi për këtë periudhë janë kryer 47 mijë vizita ambulantore dhe mbi 18 mijë ndërhyrje operative, ndërsa vizita diagnostike janë rreth 130 mijë.

“Qendra Klinike Universitare është e stërngarkuar, në bazë të statistikave 9 mujore që janë më të sakta ende nuk kemi një raport final, për 9 muaj janë marrë rreth gjysmë milion shërbime shëndetësore, rreth 47 mijë vizita ambulantore, janë rreth diku 18 mijë ndërhyrje operative, pastaj shto këtu rreth 130 mijë vizita diagnostike për vetëm 9 muaj, kështu që është një qendër e stërngarkuar, bëhet një punë e jashtëzakonshme edhe prej stafit të shëndetësor edhe prej stafit të infermierëve të cilët natyrisht kanë një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe sinqerisht janë vlerësues për krejt punën dhe angazhimin që bëjnë kështu që është një kapacitet i jashtëzakonshëm edhe i pacientëve që kërkojnë dhe marrin shërbime në nivel Klinike”, ka thënë Hajdari.

Si shqetësim Hajdari i sheh referimet nga spitalet rajonale të cilët e ngarkojnë më shumë QKUK-në. Përmend raste kur pacientët kërkojnë shërbime të cilat do të mund të kryheshin në nivelin primar.

“Shpesh herë e kam ngritur edhe më herët, referimet shpesh herë të rajonit të Prishtinës zakonisht janë direkte për shkak të mungesës së spitalit rajonal dhe shpesh herë kemi referime ndoshta jo korrekte ose të duhura, pasi që ato referime kanë mundur të trajtohen në nivelin primar, por si do që të jetë vullneti dhe angazhimi i stafit shëndetësor në nivel të Qendrës Klinike është i jashtëzakonshëm dhe edhe këto raste nuk kthehen mbrapa. Ta zëmë për trajtim por trajtohen në nivelin terciar, në këtë rast në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, u shpreh Hajdari.

Ai ka thënë se do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse takime lidhur me referimet që mund të kryhen nëpër QKMF.

“Ne e kemi ngritur në institucione edhe në Ministrinë e Shëndetësisë natyrisht por edhe në nivel komunal, planifikojmë që të kemi takime të rregullta edhe me drejtorët e Shëndetësisë me nivel komunal që së paku të ketë një monitorim më të madh edhe më të vazhdueshëm të referimeve të cilat referohen, shpesh herë janë referime mbi bazën e informacioneve që kam prej specialistëve të fushave të ndryshme që janë referime jo të kota, referime të cilat kanë një mjek i mjekësisë së përgjithshme me trajtu në Qendrën Klinike, faktikisht në QKMF-të e atyre komunave. Mirëpo, kjo ndoshta me funksionalizimin e sistemit shëndetësor do ta pamundëson për shkak se pastaj dihet çështja e referimit edhe mundësitë pastaj të menaxhimit dhe përgjegjësisë qoftë edhe për referime jo adekuatë do të kenë një trajtim tjetër”, tha Hajdari./EO/

Artikulli paraprakPas sulmit në Veri Emergjenca e QKMF-së në Mitrovicë vihet në gatishmëri me kërkesë të Policisë
Artikulli i rradhës Pensionohet teknikja detare e QKMF-së së Ferizajt, Habibe Sojeva

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.