Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me drejtorin e Islamic Relief, Mohamed Soliman, inauguruan mamografinë që kap vlerën prej 157,846.40€.
Është bërë inaugurimi dhe funksionalizimi i pajisjes, e cila përdoret për diagnositifikimin e grave, të cilat janë të prekura me kancer të gjirit
Së bashku me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman dhe bashkëpunëtorë, inauguruam mamografin i cili kap vlerën prej 157,846.40€. Mamografi bashkëkohor i inauguruar sot, mund të bëjë prej 35 deri në 40 incizime brenda ditës, brenda kornizave të lejuara teknike,- thuhet në njoftimin e kryetarit Hyseni.
Për këtë donacion, Hyseni falënderoi drejtorin e Islamic Relief për Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e mamografisë – zotim tjetër i përmbushur
Për herë të parë në komunën e Gjilanit, do të ofrohen shërbimet e mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, respektivisht në kujdesin parësor shëndetësor, të cilat për qëllim kanë zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Së bashku me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman dhe bashkëpunëtorë, inauguruam mamografin i cili kap vlerën prej 157,846.40€. Mamografi bashkëkohor i inauguruar sot, mund të bëjë prej 35 deri në 40 incizime brenda ditës, brenda kornizave të lejuara teknike.
Diagnostikimi i hershëm është mbijetesë, është shpëtim i jetës së personave që vuajnë nga kjo sëmundje, andaj inkurajojmë qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme pranë QKMF-së.
Falënderues ndaj organizatës Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin në këtë projekt, me të cilët u dakorduam gjithashtu që së shpejti të bashkëpunojmë edhe në sektorin e bujqësisë.
/Gazeta Shneta/





