Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për herë të parë në Klinikën e Neurokirurgjisë realizohen dy operime me teknikën e neuroendoskopisë

Lajme 08/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar për herë të parë me sukses operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë, një metodë moderne dhe minimalisht invazive që përdoret në kirurgjinë e trurit.

Klinika e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka shënuar një tjetër arritje profesionale, duke realizuar për herë të parë me sukses dy operime për heqjen e tumoreve në tru me teknikën e neuroendoskopisë, një metodë moderne dhe minimalisht invazive që përdoret në neurokirurgji.

Sipas njoftimit të QKUK-së, ndërhyrjet janë kryer më 6 dhe 7 korrik në bashkëpunim me neurokirurgun nga Gjermania, Dr. Gousias Konstantinos, i cili së bashku me ekipin e Klinikës së Neurokirurgjisë udhëhoqi realizimin e këtyre procedurave.

Gjatë vizitës janë kryer me sukses dy ndërhyrje të avancuara kirurgjikale: heqja e një tumori të hipofizës përmes qasjes neuroendoskopike dhe heqja e një tumori të ventrikulit të tretë të trurit, po ashtu me teknikën e neuroendoskopisë.

Në të dy operacionet është përdorur edhe neuronavigatori, një pajisje moderne që mundëson orientim të saktë anatomik gjatë ndërhyrjes, duke rritur sigurinë e procedurës dhe mundësuar kryerjen e operacioneve me precizion të lartë, sipas standardeve bashkëkohore të neurokirurgjisë.

Sipas ShSKUK-së, të dy pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdojnë trajtimin dhe rikuperimin sipas planit të ekipit mjekësor.

Përveç aspektit klinik, vizita e specialistit nga Gjermania pati edhe rëndësi profesionale dhe edukative për stafin e Klinikës së Neurokirurgjisë. Gjatë procedurave, neurokirurgët, anesteziologët, infermierët instrumentarë dhe personeli i sallës operative morën pjesë në trajnim praktik, duke përfituar njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e teknikave moderne të neuroendoskopisë dhe përdorimin e neuronavigatorit.

Artikulli paraprakSot certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Artikulli i rradhës Një analizë gjaku mund të ndihmojë në diagnostikimin e endometriozës me mbi 95% saktësi

Ju sugjerojmë

Shpresa Beqiri emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Neurologjisë në QKUK

08/07/2026 Lajme

Sot certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

08/07/2026 Lajme

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht, priten rezultatet e analizave të IKSHPK-së

08/07/2026 Lajme

Mot me diell dhe temperatura deri në 31°C

08/07/2026 Lajme

KQZ mban mbledhje të mërkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

07/07/2026 Lajme

Dy raste të etheve të Nilit Perëndimor në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup

07/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.