Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për herë të parë në Kosovë filloi vaksinimi i vajzave 11 vjeçare kundër kancerit të qafës së mitrës 

Lajme 21/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dje në Prishtinë për herë të parë ka nisur vaksinimi HPV i vajzave, vaksinë kjo që jepet kundër kancerit të qafës së mitrës. 

Nisjen e vaksinimit HPV në Prishtinë e kanë bërë të ditur nga komuna e Prishtinës. 

“Një hap tepër i rëndësishëm për shëndetin e të çmueshmeve, vajzave tona, ka nisur në Kryeqytet. Nxënëset e moshës 11 vjeçare, të shkollës Model ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë, u vaksinuan me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV). 

Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve”, thuhet në njoftimin e komunës. 

Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu theksoi “fillimi i vaksinimit në moshën 11 vjeçare për vajzat, është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen. Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje”. 

Lidhur me nisjen e vaksinimit HPV që nisi të martën në Prishtinë ka shkruar edhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku. 

Ai në një postim në Facebook shkruan se vaksina HPV parandalon kancerin e qafës së mitrës, që konsiderohet kanceri i dytë më i shpeshtë tek gjinia femërore. 

Ndryshe, në njoftim thuhet se vaksinimi me vaksinën HPV do të bëhet në të gjitha shkollat e Kryeqytetit Prishtina. 

Ndërkaq, lidhur me rëndësinë e vaksinimit të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës ditë më parë për Telegrafin ka folur edhe drejtori i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 

Drejtori Zef Ndrejaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se është i mendimit që kjo vaksinë duhet të bëhet e detyrueshme. 

“Karcinoma e qafës së mitrës te femrat është një prej karcinomave më të shpeshta, pas karcinomës së gjirit. Dhe kjo vaksinë ka pas nevojë të vendoset në program të vaksinimit edhe para shumë viteve. Mirëpo mundem me thanë se tash me vendosjen në program të vaksinimit të kësaj vaksine është një prej arritjeve më të mëdha ndoshta në shëndetësinë në vitet e fundit në Kosovë”, theksoi ai. 

Mes tjerash, ai tregoi se kjo vaksinë tashmë është duke u dhënë në të gjitha shtetet e civilizuara. 

“Unë e kisha me thanë që ndoshta me fut edhe si vaksinë e domosdoshme, për shkak se dimë që vaksina nuk është kurrë direkt në lidhje me karcinomën, por me shkaktarin kryesor të karcinomës qafës së mitës”, ka pohuar ai. 

Duke folur mbi rëndësinë e kësaj vaksine, Ndrejaj tha se prindërit nuk duhet hezituar në vaksinimin e fëmijëve, derisa theksoi se kjo vaksinë mund të merret prej moshës së pubertetit. 

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike rekomandoi që vaksina të merret para se të nisin jetën seksuale. 

Artikulli paraprakHerpesi mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të demencës
Artikulli i rradhës Kirurgu: I kam hequr të plotë stomakun disa pacientëve, ja arsyeja 

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.