Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur raportin nëntë mujor të Klinikës së Gastroenterologjisë.
Sipas raportit të punës në këtë klinik janë kryer 1 mijë e 550 gastroskopi.
“Për këtë periudhë kohore, në bazë të raportit të punës u bënë edhe 1 mijë e 51 kolonoskopi” – thuhet po ashtu në raportin e publikuar.
Gjatë këtyre nëntë muajve të këtij viti janë realizuar më tepër shërbime se gjatë tërë vitit të kaluar – gjatë vitit 2021 janë kryer 1 mijë e 197 gastroskopi dhe 737 koloskopi ndërsa lista e pritjes ishte deri në shtatë muaj.
Ndërsa tani, ShSKUK ka njoftuar se nuk ka më listë të pritjes dhe tash qytetarët mund t’i marrin këto shërbime brenda 10 ditësh.
“2 vjet më herët, në vitin 2020, në Klinikën e Gastroenterologjisë, kishte vetëm 768 gastroskopi dhe 419 kolonoskopi, me një listë pritjeje 9 muaj” – thuhet në raportin e punës./Gazeta Shneta