Gjatë periudhës 27 tetor – 1 nëntor 2025, në maternitetin e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë kanë ardhur në jetë 29 foshnja.
Sipas raportit javor të këtij institucioni, gjatë të njëjtës periudhë janë hospitalizuar 164 pacientë, janë kryer 45 ndërhyrje kirurgjikale, si dhe 1,849 vizita specialistike në ambulanca, shkruan Gazeta Shneta.
Në repartin e Hemodializës janë trajtuar 171 pacientë, ndërsa janë realizuar 393 shërbime me ultrazë.
Po ashtu, 725 pacientë janë shërbyer në laborator, ku janë kryer gjithsej 10,156 analiza.
Në Radiologji janë trajtuar 259 pacientë, përfshirë 111 ekzaminime me CT, ndërsa 192 pacientë kanë marrë trajtime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit./Gazeta Shneta/




