Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara në Klinikën Pediatrike ka raste që në një shtrat i shtrijnë dy fëmijë

Lajme 19/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Brenda ditës në Klinikën Pediatrike trajtohen 140 pacientë. Prej tyre, më shumë raste ka me bronhit dhe gastroenterite. Kështu ka thënë shefja e emergjencës pediatrike, Aferdita Selmanaj.

“Në emergjencën pediatrike për 24 orë vizitohen 140 pacientë, numri më i madh i rasteve janë bronhite dhe gastroenterite”, deklaroi ajo. Prej këtyre vizitave, 20 deri në 25 ndalen për trajtim të mëtejshëm në Pediatri.

“Prej 140 rasteve 20-25 pranohen në klinikë, hospitalizohen”, tha ajo.

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara, doktoresha Selmanaj tha për Front Online se ka raste që në një shtrat i shtrijnë dy fëmijë.

“Numri i vendeve është shumë pak, atëherë kur ka qenë koha e gripit edhe ka dy pacientë i kemi pasë në një shtrat. Zakonisht kemi shumë pak vende të lira”, u shpreh Selamanaj.

Sipas doktoreshës janë të lirë afërsisht 12 shtretër.

“Vendet e lira, Neuro 2, Reuma 3, Pulmo 3, Endokrina 4, Gjenetika 1”, tregon ajo për Front Online.

Selamanj foli edhe për gripin sezonal dhe fëmijët e prekur me këtë virus.

Ajo tha se përkundër terapive që kanë dhënë, prapë gripi nuk ka kaluar tek pacientët.

“Në këtë vit, gripi sezonal ka qenë me temperaturë shumë të lartë. Edhe pse jepnim antibiotikë prapëseprapë temperatura rezistojke. Bile ka pasë fëmijë shtatë deri në dhjetë ditë përkundër terapisë që e kanë pasë, kanë vazhdu me pasë temperaturë. Tani numri i pacientëve me grip është më i vogël, në krahasim në kohën e dimrit”, tha ajo

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakCilat organe të trupit peshojnë më shumë?
Artikulli i rradhës Studim: Dhuna ndaj gruas gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të foshnjës së palindur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.