58 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë tre ditëve të fundit në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve të marra gjatë aksidenteve në trafik.
Në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës poashtu thuhet se tretman mjekësor kanë marrë edhe 719 pacientë të tjerë.
“Përveç tyre, tretman mjekësor aty morën edhe 719 pacientë tjerë, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore. Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), u trajtuan 175 pacientë, ndërsa kishte 129 raste kirurgjike dhe 213 raste internistike”, thuhet në raport. /Gazeta Shneta/



