Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, në kuadër të shërbimit të Kirurgjisë Maksillofaciale, gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë realizuar 116 operime.
Sipas të dhënave, prej tyre 96 janë kryer me anestezion lokal, ndërsa 20 me anestezion të përgjithshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Ky shërbim, i themeluar para shtatë vitesh, ofron trajtim për patologji të ndryshme të regjionit maksillofacial, përfshirë traumat, infeksionet, tumoret, anomalitë e lindura.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 291 vizita specialistike dhe 432 vizita kirurgjike.
Operimet në këtë repart kryhen nga kirurgët Dr. Hivzi Shabani dhe Dr. Visar Sadikaj.
Shërbimi i Kirurgjisë Maksillofaciale në këtë spital ofron trajtim për pacientë nga rajoni i Prizrenit dhe më gjerë, përfshirë këtu edhe Kukësin/Gazeta Shneta/




