Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për tre muaj, 363 kosovarë janë prekur nga kanceri

Lajme 03/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në klinikën e Onkologjisë në QKUK, për tre muaj janë paraqitur 363 raste të reja me sëmundjen e kancerit.

Kështu ka bërë të ditur kjo klinikë, e cila gjatë këtij viti ka trajtuar 1 mijë e 128 raste, shkruan Gazeta Shneta.

“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017, kanë qenë  363 raste të reja me kancer (tremujori i tretë i vitit 2016, kanë qenë 287 raste pra, 76  raste më shumë,  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, një rritje prej 20.9%)”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Onkologjia ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me  shfrytëzueshmëri të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor.

Kjo klinikë gjatë këtij viti ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës. Shërbime janë ofruar edhe për pacientët   nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja: pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor).

Kimioterapia:

120-210 pacientë në ditë.

Asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi

Rreth 40 000  shërbime

Rreth 7 000  kontrolle mjekësore

Rreth 6500  aplikime të mjekimit venoz ditor

Rreth 5 500  kimioterapi të aplikuara

Radioterapia:

Aparatura e radioterapisë ka pasë defekte relativisht të shpeshta dhe këto defekte në tremujorin e dytë kanë bërë që numri i shërbimeve të jetë më i vogël dhe të mos i përmbush kënaqshëm nevojat e pacientëve dhe listat e pritjes të jenë më të gjata për trajtim kurativ, kurse për trajtim paliativ të vazhdojnë normalisht. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKështu mund të ndihmojë babai në rritjen e fëmijës
Artikulli i rradhës Çfarë duhet t’i thoni fëmijës suaj për sulmet që bëhen në botë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.