Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për tri vjet, mbi 105 mijë të larguar nga Kosova

Lajme 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga 2021-ta deri në 2023-tën mbi 105 mijë të larguar nga Kosova.

Duket se problemeve esenciale për qytetarët, të cilat e kanë rënduar jetën e tyre tash një kohë të gjatë I është shtuar edhe migrimi, që sipas statistikave zyrtare, për tri vjet radhazi, nga 2021-ta deri në vitin 2023, e ka zbrazur Kosovën  për rreth 105 mijë vetë.

“Brenda tre vjetësh, nga fillimi i vitit 2021 e deri në fund të 2023-tës, nga Kosova janë larguar mbi 105 mijë qytetarë. Në vitin 2021 janë larguar mbi 42 mijë qytetarë, mbi 41 mijë në vitin 2022 dhe 21.244 në vitin 2023. Të dhënat për numrin e qytetarëve të Kosovës që janë larguar nga vendi gjatë vitit 2024, do të publikohen gjatë muajit qershor të këtij viti.”

Tkurrjen e popullësisë, Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, e cilëson alarm, edhe për faktin se ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, social e shëndetësor të vendit.

“…numri i personave që largohen është shumë i madh. Nëse e shohim regjistrimin e fundit të popullësisë, Kosovës i mungojnë rreth 350 mijë banorë. Kjo është një shifër alarmante për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Kjo ndikon drejt për drejt në tkurrjen e popullësisë. Për 5 vite Kosova është në plakje. Kjo ndikon në zhvillim ekonomik, social dhe shëndetësor…”, tha Mujku

Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë ekonomisti, Alban Hashani, i cili thekson tregun e punës dhe ngecjet në në sistemin shëndetësor dhe në fushën e arsimit, ku është konstatuar rënie e cilësisë.“…ndikimi është shumë i madh. Kjo është evidentuar edhe në regjistrimin e fundit të popullësisë. Pjesërisht kjo i atribuohet emigrimit. Prej vitit 2015 kur Gjermania vecse e bëri më të lirë që njerëzit të marrin leje pune. Përveç tregut të punës, njerëzit largohen edhe për sistemin shëndetësor, cilësinë e arsimit e të tjera…”,deklaroi Hashani për RTV21

Një vend i vogël si Kosova ka shënuar rekord të ikjes së qytetarëve drejt perëndimit, në vitet 2014, 2015 dhe 2021. Në këtë dyndje të popullësisë, duhet potencuar sidomos vitin 2015, kur patën migruar mbi 74 mijë qytetarë.

Artikulli paraprak1 në 7 duhanpirës amerikanë përballet me ndonjë shkallë të aftësisë së kufizuar
Artikulli i rradhës Lufta kundër tregtisë së paligjshme, një domosdoshmëri për sigurinë publike, shëndetin publik dhe një të ardhme pa tym

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.