Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, radiologjia është hapi i parë për të përcaktuar diagnozën dhe për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve.
Në një intervistë me Dr. Lavdim Ymeri, radiolog me përvojë 10 vjeqare, shpjegon pse puna e tij është kaq e rëndësishme.
“Radiologjia është një punë shumë kërkuese,” thotë ai.
Puna e tij bazohet në interpretimin e imazheve mjekësore nga aparaturat si rreze X, ultrazëri, CT dhe rezonanca magnetike.
Ai tregon se në QKUK ka mungesë stafit dhe kjo e bën punën më sfiduese, pasi kërkesat janë të mëdha dhe shërbimet ofrohen edhe për spitalet e tjera rajonale.
“Ne ofrojmë shumë shërbime, por me numrin e punëtorëve që kemi, është e vështirë të përmbushim të gjitha kërkesat,” thotë Dr. Ymeri.
Ai thekson rëndësinë e diagnozës imazherike për çdo trajtim mjekësor.
“Asnjë specialist i larmive tjera nuk fillon trajtimin pa pasur një diagnozë imazherike, nga më e thjeshta deri tek ajo më standarde, prandaj kjo e bën profesion kërkues.” u shpreh Dr. Ymeri.
Dr.Ymeri shprehet se situatat emergjente, sidomos tek fëmijët, janë më të vështirat për të menaxhuar emocionalisht.
“Kur fëmijët rrëzohen me bicikleta apo trotinetë dhe bëjmë ekzaminimet, shpesh na duhet të themi që nuk ka përmirësim. Kjo është shumë e vështirë për ne.” u shpreh Dr. Ymeri.
Për më shumë ndiqni intervistën:




