Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfundon kontrata mes Komunës së Vitisë dhe ‘Caritas Kosova’, shumë punëtorët shëndetësorë mbesin pa punë

Lajme 04/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 100 punëtorë shëndetësorë kryesishtë infermierë të angazhuar me një marrëveshje në mes të Komunës së Vitisë dhe ‘Caritas Kosova’, kanë mbetur pa punë meqë kontrata e punës së tyre ka përfunduar më 28 shkurt të këtij viti.

Largimi nga puna i këtyre infermierëve cilët kanë shërbyer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran dhe në ambulantat e disa fshatrave, ka shkaktuar mjaftë telashe ngaqë pa këtë staf është i vështirë funksionimi dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore për të gjithë pacientët.

Burime brenda komunës konfirmojnë se kontrata që kishin me Caritas Kosova, ka skaduar më 28 shkurt dhe thanë se janë duke ndjekur procedurat përkatëse për një kontratë të re në javët në vazhdim ngase e konsiderojnë shumë të rëndësishëm një projekt të tillë për sektorin e shëndetësisë.

Në Viti qe disa vjet, përmes projektit me ‘Caritas Kosova’ kanë qenë të punësuar rreth 120 punëtorë shëndetësorë, dhe me përfundimin e kontratës së punës, shumë prejt tyre kanë mbetur pa punë, ndërsa thuhet se disa të tjerë po vazhdojnë në bazë të gatishmërisë së tyre deri në nënshkrimin e kontratës së re.

Plus Tv nuk ka arritur që gjatë të hënës të marrë ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e komunës lidhur me këtë kontratë të shërbimeve shëndetësore dhe sa i kushton për çdo vit buxhetit të komunës kontraktimi i punëtorëve shëndetësorë, sipas marrëveshjes ndërmjet “Caritas Kosova” dhe Komunës së Vitisë.

Përfundimi i kësaj kontrate ka ngjallur shumë pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë që janë të angazhuar në projektin e “Caritasit” dhe presin nga institucionet një zgjidhje për punësimin e tyre në fushën e shëndetësisë.

Artikulli paraprakPostimet mbi testet mjekësore në rrjetet sociale janë ‘shumicën dërrmuese’ të pavërteta
Artikulli i rradhës Shoqata e Pacientëve: Do të ketë rritje të çmimit të barnave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.