Ka përfunduar sot në orën 15:00 procesi zgjedhor për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Legjislaturës së IV.
Sipas njoftimit zyrtar të OMK-së, procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë incident apo parregullsi të raportuar, transmeton Gazeta Shneta.
Mbarëvajtja e votimit dhe pjesëmarrja e anëtarëve janë vlerësuar si dëshmi e përkushtimit institucional dhe e përgjegjësisë profesionale të mjekëve në këtë proces të rëndësishëm për Odën.
Teksa, në përputhje me Kodin Zgjedhor të OMK-së, anëtarët e Kuvendit zgjidhen për mandat katërvjeçar.
Ndërkohë, lista preliminare e anëtarëve të zgjedhur pritet të publikohet pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Gazeta Shneta/




