Shoqata Joqeveritare “HandiKos” ka mbajtur trajtim tre ditor për aftësimin e stafit të shoqatës, disa vullnetarëve, fizioterapeutëve, infermierëve nga institucionet shëndetësore, punëtorë social dhe ofrues të kujdesit me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.
Sipas njoftimit të “HandiKos”, gjatë trajnimit pjesmarrësit janë aftësuar në vlerësimin e karakteristikave te personit që i nevojitet karroca, montimin teknik, matjet, përdorimin, mirëmbajtjen dhe kujdesin shëndetësorë.
“U praktikuan në 3 llojet e karrocave që LDS mundësojnë: 1. Karrocë Standarde, 2. Karrocë Aktive, dhe 3. Karrocë Terreni. Pjesëmarrësit, me udhëzimet e marra, në fund aplikuan këto njohuri duke bërë vlerësimin dhe ofruar karrocën e duhur personave që kishin ardhur në HandiKos për të kërkuar karrocë të re”, thuhet në njoftim.
Në njoftimi gjithashtu thuhet se trajnimi është mundësuar nga LDS Charity, dhe ligjerues të trajnimit kanë qenë tre amerikanë, “përmes modueleve të këtij trajnimi kanë aftësuar pjesëmarrësit për të gjitha fazat, prej marrjes së kërkesës për nevojën për karrocë nga përdoruesit e karrocës, deri te dorëzimi dhe mirëmbajtja pas ofrimit të karrocës”.
Pjesëmarrësit e trajnuar do të pajisen me certifikohen nga LDS, duke u bërë ofrues kompetent të karrocave./Gazeta Shneta/