Votimi i mjekëve për anëtarë të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës, tashmë ka përfunduar pothuajse në të gjitha vendvotimet.
Dr. Shaban Osmanaj ka deklaruar se vendvotimet janë mbyllur në të gjitha institucionet shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Osmanaj ka shtuar se pjesëmarrja në zgjedhje është përtej pritjeve me rreth 90 për qind.
Ai ka thënë se procesi në përgjithësi ka shkuar në rregull.
Zgjedhjet për Odën e Mjekëve janë mbajtur në tre nivelet e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Të drejtë vote kanë pasur 2893 mjekë të cilët kanë votuar për 176 kandidatë.
Rezultati pritet të dal sonte ose më së largu të dielën. /Gazeta Shneta/