Organizata UNICEF ka njoftuar për përgatitjet që po bëhen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për fillimin e vaksinimit në Kosovë.
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po bëhen përgatitjet për fillimin e vaksinimit me vaksinat “Astra Zeneca” të cilat arritën dje në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
UNICEF ka njoftuar se dhjetëra studentë të mjekësisë vullnetarisht do të ndihmojnë këtë proces.
“16 studentë të rinj dhe të pasionuar të mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës, në vijën e parë të frontit për të mbështetur fillimin e vaksinimit kundër COVID-19. Bashkë ia dalim!”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
Poashtu sot është mbajtur edhe një takim virtual në mes të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia me kryetarët e komunave, të cilët janë njoftuar se nesër do të fillojë vaksinimi në sallën “1 Tetori”, si dhe në Klinikën Infektive, ndërsa në komuna pritet të fillojë të enjten ose të premten. /Gazeta Shneta/