Përhapja e COVID-19 në botë: Rusia qëndron në vendin e dytë pas SHBA’së

2020-05-21 në ora 12:29

Të paktën 5,000,038 raste të COVID-19 tani janë regjistruar në botë.

Këto 5 vende kanë raportuar numrin më të madh të rasteve me COVID-19. Në pozitën e parë vazhdon të jetë SHBA’ja, ndërsa pas saj vijojnë edhe shtetet e tjera si Rusia, Brazili, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Të dhënat janë të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Radhitja sipas numrit të të infektuarve:

Shtetet e Bashkuara: 1,551,853

Rusia: 308.705

Brazili: 291,579

MB: 249,619

Spanjë: 232.555

Numri i vdekjeve në botë është 328,172./GazetaShneta/