Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përhapja e fruthit rrit numrin e vaksinimeve te fëmijët

Lajme 31/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Alarmi për përhapjen e fruthit në Kosovë ka bërë që shumë prindër të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve të tyre, duke i vaksinuar me MMR – vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), deri tani janë regjistruar 23 raste me fruth. Shumica e të prekurve janë fëmijë të pavaksinuar, të moshës nga 1 deri në 2 vjeç.

Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) tha se tashmë këto raste shumica janë shëruar e disa janë në trajtim.

Ai shtoi se rastet e fëmijëve me fruth janë të identifikuara në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Lipjan, Fushë-Kosovë e Prishtinë.

“Aktualisht sipas regjistrimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në vendin tonë janë 23 raste të konfirmuara të fruthit, bëhet fjalë në shumicën e rasteve për fëmijë të cilët nuk janë të vaksinuar, respektivisht nuk e kanë kompletuar marrjen e vaksinës kundër fruthit, rubellës. Këta fëmijë vijnë kryesisht nga kopshtet parashkollore, janë shumica prej tyre prej moshës 1 deri 2 vjeç dhe disa raste të tjera janë raste të kontakteve që janë ndërlidhje e drejtpërdrejtë epidemiologjike me rastet e kopshteve. Këto janë raste të cilat janë regjistruar, shumica prej tyre e kanë kaluar, disa janë në shërim e sipër”, thotë Hoti për Kosovapress.

Por, sipas tij, ngritja e alarmit për këto raste ka vetëdijesuar prindërit dhe tashmë interesimi për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit është rritur.

Faik Hoti siguron prindërit që vaksina MRM është e sigurt dhe nuk prodhon efekte anësore tek fëmijët.

Ai bën thirrje për imunizim të fëmijëve kundër fruthit, pasi siç shton, infeksioni me fruth mund të sjellë edhe fatalitet.

“Vaksina kundër fruthit jepet prej më shumë se 60 viteve, është ndër vaksinat më të sigurta dhe tepër pozitive dhe nuk prodhon efekte anësore të cilat do të mund të ishin shqetësim për prindërit. Vaksina duhet të kompletohet, doza e parë duhet t’iu jepet fëmijëve në moshën 12 muajshe, doza e dytë në moshën 6 vjeçare. Por, nëse ndonjë prind, për ndonjë arsye e ka vonuar marrjen e dozës së parë, nuk ka problem, mund të jepet në një afat të spostuar, por me rëndësi vaksina duhet kompletuar. Fruthi nuk është infeksion siç është gripi, është shumë më serioz dhe një në gjashtë raste mund të japë komplikime shumë të rënda siç është ndezja e cipave të trurit, probleme me sistemin mushkëror, madje në raste ekstreme mund të shkaktojë edhe vdekje”, tha ai.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse infektive, e shkaktuar nga virusi i fruthit. Kjo sëmundje përhapet lehtësisht nga personi në person përmes piklave të ajrit që lëshohen kur një i infektuar kollitet, teshtin apo flet.

Simptomat kryesore të fruthit përfshijnë: temperaturë e lartë, kollë e thatë, rrjedhje të hundëve, sytë e skuqur dhe të ndjeshëm ndaj dritës, skuqje në lëkurë që fillon zakonisht nga fytyra dhe përhapet në gjithë trupin dhe njolla të bardha në gojë.

Viteve të fundit ka një shpeshtim të rasteve të fruthit në gjithë vendin. Kjo ka ardhur si rezultat edhe i mos vaksinimit me vaksinën MMR edhe gjatë periudhës së COVID-19./Kosovapress/

Artikulli paraprakPër herë të 24-të dështon seanca konstituive
Artikulli i rradhës Mbretëria e Bashkuar ndalon cigaret elektronike njëpërdorimshe për të mbrojtur fëmijët dhe mjedisin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.