Përhapja e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar duket se po ngadalësohet për shkak të vendimit të qeverisë për ta vendosur Britaninë në mbyllje, tha njëri nga ekspertët kryesorë.
Profesor Neil Ferguson pretendon të ketë zbuluar ‘shenjat e hershme’ se përhapja e infeksionit kërcënues për jetën po frenohej nga masat paraprake, shkruan dailymail, transmeton GazetaShneta.
Por, Profesori Ferguson paralajmëroi se ka ende të ngjarë që numri i vdekjeve të rriten ndjeshëm pasi mbeten dy ose tre javë prapa infeksioneve të reja.
Ai gjithashtu sugjeroi që deri në tre përqind të Britanisë së Madhe mund të jenë infektuar dhe tha se shifra mund të jetë deri në pesë përqind në Londër./GazetaShneta/