Doktori Dragan Nikoliq, Drejtori i Qendrës së Emergjencës së Qendrës Klinike të Vojvodinës, është shkarkuar nga detyra për shkak të mbështetjes që ai dhe bashkëshortja e tij, Marijana Basta Nikoliq, i kanë dhënë protestave studentore në Novi Sad. Të dy janë edhe profesorë në Fakultetin e Mjekësisë.
Sipas burimeve të gazetës Danas, që të dy janë në “listën e zezë” të regjimit prej muajsh, dhe shkarkimi i Nikoliq ka qenë vetëm çështje kohe.
Ai është larguar nga pozita pasi autoritetet e kishin vlerësuar si moment të përshtatshëm, duke shmangur zhurmën mediatike që do të shkaktonte një veprim i tillë gjatë trajtimit të pacientëve pas shembjes së një ndërtese.
Po ashtu, një projekt i bashkëshortes së tij me fonde të Bashkimit Evropian, që do të sillte një mamograf të ri për spitalin, është bllokuar nga drejtoria, pavarësisht se kishte marrë vlerësimin maksimal.
Nikoliq është njohur për kontributin e tij në trajtimin e viktimave nga aksidenti me ndërtimin e shembur, përfshirë operimin e Teodora Martinkos, e cila për mrekulli i mbijetoi aksidentit. Ai ka refuzuar të komentojë publikisht shkarkimin.




