Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përmbyllen punimet e Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë të organizuar nga OFTK

Lajme 27/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës e ka përmbyllur me sukses Kongresin e III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë.

Në këtë kongres kanë marr pjesë mbi 30 ligjërues ndërkombëtar dhe vendor. Gjithashtu në kongres kanë marr pjesë qindra fizioterapeutë dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.

Presidenti i Kongresit Bekim Haxhiu ka thënë se kjo ngjarje shkencore ka qenë e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave në mes të fizioterapeutëve.

“Organizim i jashtëzakonshëm, ndarje të eksperiencave dhe ide të reja. Ky kongres ishte një mundësi unike për të bashkuar fizioterapeutët nga rajoni dhe bota për të ndarë përvojat në shërbim të pacientëve. Kemi dëgjuar prezantime shumë të mira nga fizioterapia, fushë kjo shumë e rëndësishme në shëndetësi. Dua të falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin, për të gjitha diskutimet frymëzuese. Shpresoj që ky kongres të jetë një hap i rëndësishëm drejt avancimit të fizioterapisë dhe shëndetit të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Haxhiu.

Njoftimi i plotë nga OFTK:

Janë përmbyllur me sukses punimet e Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës.

Presidenti i Kongresit Prof. Assoc. Dr. Bekim Haxhiu i ka falënderuar përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, odave të rajonit, ligjëruesit, fizioterapeutët dhe profesionistët tjerë për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore për profesionin e fizioterapisë në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se anëtarët e OFTK-së dhe profesionistët tjerë shëndetësor kanë pasur mundësinë që të mësojnë nga përvoja dhe ekspertiza e ekspertëve ndërkombëtar dhe vendor.

“Organizim i jashtëzakonshëm, ndarje të eksperiencave dhe ide të reja. Ky kongres ishte një mundësi unike për të bashkuar fizioterapeutët nga rajoni dhe bota për të ndarë përvojat në shërbim të pacientëve. Kemi dëgjuar prezantime shumë të mira nga fizioterapia, fushë kjo shumë e rëndësishme në shëndetësi. Dua të falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin, për të gjitha diskutimet frymëzuese. Shpresoj që ky kongres të jetë një hap i rëndësishëm drejt avancimit të fizioterapisë dhe shëndetit të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Haxhiu.

Në mbyllje të Kongresit janë ndarë edhe certifikatat për Prezantimin më të mirë dhe për Hulumtuesen më të re.

Prof. Ass. Dr. Zheralldin Durguti e ka bërë ndarjen e certifikatave.

Fizioterapeutja Herona Haxhiu është shpallur Hulumtuesja e re më e mirë, ndërsa Fitim Badalli është shpërblyer me certifikatën për Punimin më të mirë.

Në këtë kongres kanë prezantuar punimet e tyre mbi 30 ligjërues ndërkombëtar dhe vendor me tema të ndryshme për metodat dhe aplikimet, si dhe qasjen shkencore fizioterapeutike për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve.

Presidenti i Konfederatës Botërore të Fizioterapisë, z. Michel Landry, Nënkryetari Konfederatës Botërore të Fizioterapisë – Rajoni i Evropës, z. Tim Németh, z. Tine Kovačič  kryetar i Shoqatës Sllovene të Fizioterapisë, z. Kenan Zafer Aksungur kryetar i Shoqatës së Fizioterapeutëve në Turqi, z. Dragan Guberinic kryetar i Odës së Fizioterapisë së Malit të Zi, z. Faton Daci kryetar i Shoqatës Shqiptare të Fizioterapistëve.

Gjithashtu Kongresin e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre edhe Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar z. Elvir Azizi, rektori i AMECC College – Rezonanca, dhe mysafirë të tjerë ndërkombëtar dhe vendor.

Në sesionin e fundit kanë prezantuar:

Nida Qono, tema “Rehabilitimi i katërfishtë tek të amputuarit traumatik”.

Kadri Maxhuni, tema “Ndërlidhja në mes të aktivitetit fizik, fitnesit fizik te mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri”.

Merita Gërguri, tema “Diagnostikimi i tortikolisit kongjenital në kujdesin parësor”.

Mevaip Karimani, tema “Paraliza Cerebrale”.

Artikulli paraprakZhduket një e moshuar në Veternik, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj
Artikulli i rradhës Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.