Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse u vetëhelmua vajza 19-vjeçare në Korçë

Lajme 01/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vajzë 19-vjeçare nga fshati Dishnicë i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar dy ditë më parë.

Bëhet fjalë për Erisiola Hoxhën, e cila një akt të till e kreu në banesën e saj. Mësohet se e reja, studentet e vitit të parë të Fakultetit të Infermierisë, ka marrë fostoksinë, pesticid ky me çmim të njëjtë me aspirinin.

Ajo është gjetur nga familjarët në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa ka humbur jetën pak kohë më pas në Spitalin Rajonal të Korçës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:45 të mëngjesit të së premtes, ku vajza ka mbërritur me urgjencë në spital, por ndihma mjekësore nuk ka mundur ta shpëtojë nga fundi tragjik.

Mjekët shprehen se, studentja ka arritur në gjendje të vetëdijshme dhe në momentet e para madje, ka refuzuar ndihmën e mjekëve.

“Mos mu afroni, më lini të vdes”, u ka thënë ajo infermierëve, të cilët po i jepnin ndihmën e parë. Ende nuk dihen arsyet që e çuan drejt vetëflijimit. Sipas familjarëve, ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe nuk ka pasur probleme.

19-vjeçarja jetonte me familjen e hallës së saj që në moshë të vogël. Prindërit e saj, sipas të dhënave, ishin divorcuar, ndërkohë që nëna e saj kishte ndërruar jetë në moshë të re, ndërsa i ati kishte krijuar familje të re dhe vajza ishte marrë në kujdes nga halla e saj.

Sipas të dhënave të Policisë, e cila ka pyetur edhe të afërm dhe banorë të fshatit, halla dhe bashkëshorti i saj ishin kujdesur mjaft për vajzën dhe e kishin rritur si fëmijën e tyre, ndërsa njiheshin si një familje mjaft e rregullt dhe e qetë.

Edhe vetë ata para Policisë kanë deklaruar se vajza nuk kishte probleme dhe as ndonjë lidhje dashurie në dijeninë e tyre, raporton “Panorama”.

“Hëngrëm darkë normalisht si çdo mbrëmje dhe Erisiola na tha se nuk ndihej mirë. Shkoi të shtrihej në dhomë dhe menduam se mund të ishte pa qejf, por nuk na la të dyshonim për asgjë tjetër. Shkova ta kontrolloja se kisha merak mos kishte temperaturë, pasi mendova se mund të kishte grip, por e pashë në gjendje të rënduar.

Në një moment më tregoi se kishte pirë fostoksinë. U nisëm menjëherë drejt spitalit, nuk dija çfarë të bëja. E kam rritur si vajzën time dhe nuk më ka shfaqur asnjë problem, asnjë shqetësim, nuk e di pse e bëri këtë veprim”, është shprehur halla e saj mes lotësh para grupit hetimor.

Ndërkaq, Policia po heton ende arsyen që mund ta ketë çuar të renë drejt aktit të vetëflijimit.

Artikulli paraprakHoroskopi i ditës së sotme, 1 Prill 2018
Artikulli i rradhës ‘Shakatë që mu bënë për 1 Prill, më thyen zemrën’

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.