Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personeli i BERZH-it mbledh rreth 130 mijë euro për shërimin e fëmijëve

Lajme 12/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër kanë mbledhur rreth 80,000 euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50,000 euro nga BERZH-i në Londër.

Shefi i zyrës në Kosovë, Neil Taylor, sot do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë për Fëmijë në ora 13.30 për t’ia dorëzuar çekun me shumën e plotë Fondacionit Kujdesi për Fëmijët e Kosovës.

Kujdesi për Fëmijët e Kosovës siguron që të gjithë fëmijët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (spitali kryesor që trajton fëmijët me kancer në Kosovë) të marrin ilaçet që u nevojiten. Fondacioni punon në baza vullnetare që nga viti 2013.

Në korrik të vitit 2017, iniciativa e komunitetit të BERZH-it, filloi të mbështesë fondacionin me ç’rast 25 punonjës në zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe në selinë qendrore të Bankës së Londrës filluan të mbledhin mjete. Fushata për mbledhjen e mjeteve zgjati deri në janar 2018 dhe përfshinte koncerte në Prishtinë, Tiranë dhe në selinë qendrore të Bankës në Londër.

Gjatë fushatës, stafi i bankës shkoi në një vizitë argëtuese në klinikën onkologjike për fëmijë me muzikë dhe dhurata, të filmuar nga stacioni televiziv kombëtar KTV. Në mesin e vizitorëve ishin këngëtari Shpat Deda, një punëtor i BERZH-it në atë kohë, i cili solli kitarën e tij. Të ndjekur nga të gjithë kolegët nga zyra, dy pjesëtarë të stafit, Vlora Avdiu Burani dhe Hekuran Neziri veshën kostume të Disneyt për të argëtuar fëmijët.

Çeku i BERZH-it do t’i dorëzohet Sevim Cincit nga SfKK dhe drejtoreshës së repartit të klinikës, Violeta Grajqevci Uka.

Artikulli paraprakMajlinda zbulon të vërtetën, Majk nuk përkujdeset për të birin
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: Rekord i lindjeve të mërkurën në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.