Në një komunikatë për media e policisë së Kosovës, bëhet me dije se një person me të meta psikike ka kërcënuar se do ta djeg veten.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10:20, ndërsa me këtë rast ai është dërguar në spital në QKUK.
“Nga i dyshuari, burrë shqiptar, me të meta psikike janë konfiskuar dy shishe me koktej molotovi, një shkrepës, një sëpatë dhe një thikë, pasi që i njëjti ka kërcënuar se do ta djegë veten. I dyshuari është hospitalizuar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.



