Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personi i parë merr vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit

Lajme 16/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një farmacist, Jennifer Haller, të hënën më 16 mars 2020 dha vaksinën e parë eksperimentale kundër koronavirusit.

Studiuesit e SHBA-së, i dhanë vaksinën e parë një personit si një provë të një vaksine eksperimentale të koronavirusit në këtë kohë kur pandemia rritet, shkruan Global News, transmeton Gazeta Shneta.

Me një kujdes të madh, shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washingon në Seattle fillojnë një studim të pritur me ankth për krijimin e një vaksine kundër COVID-19 të zhvilluar në kohë rekord pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u shpërnda në të gjithë botën.

“Të gjithë duan të ndihmojnë në këtë kohë urgjence”, tha udhëheqësja e studimit Dr. Lisa Jackson.

Associated Press vuri re se pjesëmarrësi i parë që mori këtë injeksion ishte një menaxher i operacioneve në një kompani të vogël të teknologjisë dhe mori injeksionin në një dhomë testimi derisa tre të tjerë ishin në radhë për një test që përfundimisht do ta marrin 45 vullnetarë nga dy doza në muaj.

Pas injeksionit, personi i parë la dhomën e testimit me një buzëqeshje të madhe duke pohuar se tani ndjehet mirë.

Pika historike e së hënës shënoi vetëm fillimin e një seri studimesh te njerëzit e nevojshëm për të vërtetuar nëse injeksioni është i sigurtë dhe mund të funksionojë. Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, vaksina nuk do të jetë e disponueshme për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj.

“Ne nuk e dijmë nëse kjo vaksinë do të shkaktojë një përgjigje imune, apo nëse do të jetë e sigurtë. Kjo është arsyeja pse po e testojmë” theksoi njëri nga anëtarët në ekip. “Nuk është në fazën ku do të ishte mundur ose e kujdesshme t’i jepet popullsisë së përgjithshme”. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakJa se si t’i mbroni njerëzit e moshuar nga koronavirusi
Artikulli i rradhës A e parandalojnë sipërfaqet dezinfektuese me të vërtetë përhapjen e koronavirusit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.