Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personi që theri vetën me thikë po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë

Lajme 11/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Dyshohet se një person ka therur veten me thikë, sot rreth orës 14 e 30 në po këtë shesh.

“Më 11.07.2022. në orën 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxhaj për Klankosova.tv.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq mjekja Krenare Makolli ka treguar se pacienti, pas trajtimit, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

“Para nja dy ore, kemi pranuar një pacient nga urgjenca e qytetit, e kanë sjellë këtu. Është i vetëlënduar, e ka një plagë në gjoks, në anën e majtë të tij.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet. Konsultimet janë përpunuar. Për momentin, e kemi udhëzuar për në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm.”

“Për momentin, pacienti nuk ka qenë shumë komunikativ. Ishte në gjendje të shqetësuar më shumë, mund të them. Për problemet e tij ndoshta mendore ose të tilla besoj që psikiatri do t’ju japë një përgjigje më të qartë”.

Artikulli paraprakSë shpejti hapet konkursi për specializime
Artikulli i rradhës Rastet e lisë së majmunëve janë në rritje, ja çfarë duhet të dini për shenjat dhe simptomat e para

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.