Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurimet në QKUK: Vitia thumbon Ismailin, thotë se nuk merr merita për punët e kryera

Lajme 25/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën Infektive në QKUK është përuruar laboratori mikrobiologjik, investim ky nga qeveria e Italisë. Përurimi i bë nga ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe ambasadori italian Nicola Orlando.

Gjatë konferencës Vitia ndër të tjera u pyet nëse do të marr pjesë në të gjitha përurimet, sikurse bënte paraardhësi i tij nga radhët e PDK-së Uran Ismaili. Ministri nga VV tha se e ka obligim të vijë në QKUK, por nuk do t’ua marr meritat punëtorëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Shneta.

“Sot është hera e parë që jam në një ceremoni të tillë. Kam qenë disa herë në SHSKUK ku kam pasur takime pune me zyrtarët. Nuk besoj që takimet e punës duhet të marrin vëmendjen e publikut që të informohen mediat. Mirëpo takimet e punës natyrisht se do të jenë të përjavshme apo të përditshme. Në fund të fundit ambasadori italian e tha një fjalë domethënëse ‘ne po i mbledhim frutat këtu’ duke më përfshirë edhe mua. Mirëpo kjo nuk ishte një meritë e imja, por e punëtorëve shëndetësorë dhe miqve italian të cilët na kanë ndihmuar për realizimin e këtij projekti dhe kështu do të vazhdojmë më tutje”, ka deklaruar Vitia.

Ish-ministri Ismaili së bashku me shefin e tij të PDK-së Kadri Veseli, merrnin pjesë shpesh në përurime të renovimeve në QKUK, edhe nëse punimet nuk kishin përfunduar plotësisht. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 2700 të vdekur nga koronavirusi, shtatë prej tyre në Itali
Artikulli i rradhës Industria e maskave dhe rritja e çmimit, cilat maska kanë efekt në parandalimin e koronavirusit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.