Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, dhe drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë përuruar me krenari hapësirat e rinovuara të Lavatores në këtë institucion shëndetësor.
Ky projekt, me një vlerë prej mbi 250 mijë euro, ka përfshirë renovimin e tërësishëm të objektit, furnizimin me pajisje të reja të larjes, makina terëse, hekurosje dhe inventar përcjellës, përcjell Gazeta Shneta.
Drejtoresha e spitalit ka falënderuar SHSKUK-në për mbështetjen dhe ka shprehur gëzimin për kushtet dhe cilësinë e re të ofruara për stafin dhe pacientët.
Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për projekte të tjera në përputhje me standardet dhe kushtet e mira të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/