Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, investimi 1.5 milionë euro synon rritjen e kapaciteteve

Lajme 22/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, morën pjesë në përurimin e transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ky investim, në vlerë prej 1.5 milionë euro, pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të trajtimit të pacientëve dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Me këtë transformim, u theksua modernizimi i hapësirave dhe pajisjeve do të mundësojë rritjen e numrit të ndërhyrjeve vjetore deri në 8 mijë, nga rreth 4 mijë sa realizoheshin deri më tani, shkruan Gazeta Shneta.

Gjatë përurimit, kryeministri Kurti e cilësoi këtë investim si një hap të rëndësishëm për sistemin shëndetësor, duke theksuar ndikimin e tij në jetën e qytetarëve.

“Për një përurim të një transformimi tjetër në sistemin tonë shëndetësor, në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky investim prek drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë dhe e lehtëson trajtimin e pacientëve. Një hapësirë prej rreth 400 metrash katrorë është transformuar sipas standardeve moderne spitalore, duke krijuar kushte më të mira për mjekët, specialistët, infermierët dhe mbi të gjitha kushte më dinjitoze për shërim të plotë e më të shpejtë për pacientët tanë. Funksionalizimi i Cath Lab-it bashkëkohor dhe vendosja e angiografit të ri përbëjnë një hap të madh përpara në diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Investimi arrin vlerën prej 1.5 milion euro, ndërkaq kapacitetet e trajtimit do të rriten ndjeshëm. Nga mbi 4,000 ndërhyrje në vit siç ka qenë deri më tani, synimet janë që të arrihet kapaciteti deri në 8,000 ndërhyrje në vit”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri Vitia bëri të ditur se investimet në këtë klinikë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë renovimin e njësisë gjysmë-intensive dhe hapësirave të tjera për pacientët.

“Para disa muajsh kur ka filluar renovimi i kësaj pjese që e pamë, tani ka mbaruar. Kemi filluar me renovimin e njësisë gjysmë-intensive, e cila po ashtu do të mbarojë gjatë këtij viti, për të vazhduar pastaj edhe me katin e dytë ku gjenden pacientët kronikë të kardiologjisë dhe në këtë mënyrë po jepim vëmendjen e duhur një nga klinikave më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor, Klinikës së Kardiologjisë, pasi që pjesa më e madhe e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së pacientëve në Kosovë, ashtu si edhe në botë, është nga sëmundjet kardiovaskulare”, tha ai.

Ndërsa ambasadori Dietz theksoi rëndësinë e këtij investimi jo vetëm në aspektin e pajisjeve, por edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit mjekësor.

“Është e rëndësishme që në përgjithësi të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore këtu në Kosovë. Problemi ka qenë i njohur. Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë 35% të vdekjeve në botë dhe në Kosovë situata është shumë e ngjashme. Dhe ne e dimë që në të kaluarën ka pasur lista të gjata pritjeje këtu për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Renovimi është përfunduar në muajin nëntor dhe që nga nëntori janë trajtuar tashmë një mijë pacientë. Pra sot, ky investim është vërtet rezultat i faktit që ne po shpëtojmë jetë këtu. Por nuk bëhet fjalë vetëm për pajisje, por edhe për sigurimin e trajnimit të duhur për mjekët”, tha ai./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDështon mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, shkak kuorumi
Artikulli i rradhës “Operacion shumë i rëndë”: Kurti përcjellë nga afër një operim në Klinikën e Kardiologjisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.