Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi përveç Turqisë, ka shpenzuar nga buxheti personal për udhëtimet në SHBA e Norvegji.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për T7, ku thotë se Latifi ka shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm për biletën e udhëtimit në Turqi.
Në vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ministrisë, Latifi nuk ka shpenzuar asgjë nga buxheti i Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, shpenzime ministri nuk pati as në udhëtimin në Norvegji.
E për vizitën zyrtare që kishte në Turqi, në mars të këtij viti, Latifi del se ka harxhuar vetëm për biletën e udhëtimit.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, tri udhëtimet tjera që Latifi i pati në SHBA janë mbuluar nga buxheti personal, duke qenë udhëtime të natyrës jo-institucionale.




