25 tetori shënon dhe Ditën Botërore të Namizmit. Nanizmi është një gjendje e shkaktuar nga sasia e pamjaftueshme e hormonit të rritjes në trupin e njeriut. Personat me pamjaftueshmëri të hormonit “somatotrop” kanë trup të shkurtër.
Marigona Përvetica e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli për paragjykimet rreth saj dhe sakrificat që ka bërë për të realizuar ëndrrat e saj. Ajo theksoi se ndryshe nga ajo shumë persona që janë me namizëm në Kosovë qëndrojnë të mbyllur nga familja.
Kjo pasi namizmin e quajnë sëmundje dhe familja ka turp që t’i nxjerrë jashtë.
“Jam duke u interesuar se sa persona me namizëm janë mbyllur në shtëpi. Raste të shumta ka në Kosovë. Kam pasur raste kr më ka ndaluar një grua e moshuar në rrugë dhe më ka treguar për një familjar të vetin. Më ka prekur si rast. E kishte mbyll familja. E fshehin sepse kanë turp, namizmi kuptohet si sëmundje”-tha ajo./euronews/