Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë helmuar dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zyra për informim e QKUK-së.
“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga zyra për informim.