Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë specializantë të pulmologjisë kanë ikur në Gjermani gjatë këtij viti

Lajme 06/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Pulmologjisë - QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Largimi i mjekëve nga Kosova është një fenomen shqetësues duke marrë parasysh faktin që numër i madh i klinikave kanë mbetur pa staf.

Vetëm vitin e fundit janë larguar pesë specializantë për në Gjermani, ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha.

“Vetëm vitin e fundit 5 specializantë që kanë shkuar në Gjermani. Normalisht që kemi nevojë për specialistë pulmolog. Gjatë kësaj kohe shumë më tepër jemi përballur edhe me mungesë të stafit të mesëm infermier sepse ka qenë numër i kufizuar. Gjithmonë kemi pasur mungesë të infermierëve”, tha Hoxha për ekonomiaonline.

Ai më tej ka shtuar se Kosova tashmë është në valën e gjashtë të pandemisë, duke theksuar se kanë nevojë për staf shtesë sepse ka mungesë të infermierëve.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra tha se është një trend i madh i ikjes së profesionistëve shëndetësor.

Tutje, ai shtoi se shëndetësia duhet të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës, raporton EO.

“Është një trend bajagi i madh por që qeveria nuk e ka vëmendjen  e duhur në shëndetësi. Nuk mjafton  vetëm rritja e pagave mirëpo shëndetësia duhet të jetë prioritet në mënyrë që ata të kenë kushte të punës dhe paga të dinjitetshme dhe të mos kenë nevojë të largohen nga vendi”, tha Kodra.

Artikulli paraprakRregullimi i oborrit të Qendrës Rehabilituese në Shtime që i kushtoi shtrejt spitalit të Ferizajt
Artikulli i rradhës Cila është mosha e duhur për të filluar me fillera dermal?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.